top of page

Sektoret
Zgjidhje të personalizuara për sektorë dinamikë që formësojnë të ardhmen
Me ekspertizën tonë të thellë në industri dhe implementim fleksibël, mbështesim kompanitë udhëheqëse në krijimin e përvojave të jashtëzakonshme për klientët, përshpejtimin e rritjes dhe eficientizimin e proceseve.

Ofertuesit e Telekomunikacionit & Internetit
Optimizimi i përvojës së klientit në një botë të lidhur
Si partner nearshore në rajonin DACH, ofrojmë zgjidhje fleksibël outsourcing për telefon, chat dhe email. Me njohuri të thella dhe ekipe të shkallëzueshme, përmirësojmë cilësinë e shërbimit, reduktojmë ritmet e largimit te klientëve dhe sigurojmë procese të pa ndërprera– që ju të jeni gjithmonë afër klientëve tuaj.

Udhëtim & Mikpritje
Magjepsim mysafirët me mbështetje të shpejtë dhe multikanale
Ne mbështesim agjencitë e udhëtimit, platformat e rezervimit dhe hotelierët në rajonin DACH me shërbime të besueshme për klientët. Nga ndihma rezervuese, ndryshimet e itinerarit deri te anulimet – ofrojmë mbështetje të pandërprerë dhe me gjuhë të ndryshme, që krijon besim dhe përmirëson eksperiencën e mysafirëve. Me kapacitete fleksibël dhe modele të shkallëzueshme, ju ndihmojmë të përballoni flukset sezonale, të rrisni cilësinë e shërbimit dhe të siguroheni që mysafirët tuaj të jenë plotësisht te kënaqur.

E-Commerce & Tregti
Mbështetje pa ndërprerje gjatë gjithë rrugëtimit të klientit
Ndihmojmë bizneset e e-commerce dhe tregtinë me pakicë në rajonin DACH me shërbime personale për klientin para, gjatë dhe pas blerjes. Nga kërkesa për produkte, ndjekja e dërgesave deri te trajtimi i kthimeve – ekipi ynë i shkallëzueshëm përmes chat, email dhe telefoni siguron përgjigje të shpejta, kënaqësi të lartë dhe besnikëri afatgjatë.

Financa & Sigurime
Krijojmë besim me shërbim të besueshëm dhe në përputhje me GDPR
Ne mbështesim ofruesit financiarë dhe sigurimet në rajonin DACH me zgjidhje outsourcing të orientuara nga proceset. Nga pyetjet për llogari, asistenca në kërkesat për dëme e deri te ndryshimet e kontratave – trajtojmë me kujdes çdo kontakt të ndjeshëm, me saktësi dhe përputhje të plotë. Me mbështetje të shkallëzueshme përmes telefoni, chat e email, përmirësojmë kohët e reagimit, forcojmë besimin e klientëve dhe reflektojmë profesionalizmin në çdo ndërveprim.

Energjia & Shërbimet e Infrastrukturës
Mbështetje e besueshme për shërbime thelbësore
Ndihmojmë furnizuesit e energjisë dhe kompanitë e infrastrukturës në tregun DACH për të ofruar shërbim të shpejtë dhe të qëndrueshëm për faturimin, kërkesat e shërbimit dhe njoftimet për ndërprerje. Nga hapja e llogarive të reja, pyetjet mbi konsumin e deri te ndryshimet e planeve tarifore – ekipi ynë shumëgjuhësh siguron trajtim të qartë, eficient dhe me fokus ndaj klientit. Me mbështetje të shkallëzueshme përmes telefoni, chat dhe email, ndërtoni besim, shkurtoni kohën e pritjes dhe garantoni procese pa pengesa.

Shëndetësia
Përkujdesje e fokusuar te pacienti me mirëkuptim dhe saktësi
Ne mbështesim ofruesit e shërbimeve shëndetësore, klinikat dhe kompanitë Health-Tech në rajonin DACH me shërbim profesional dhe të besueshëm për klientët. Nga caktimi i takimeve, pyetjet e pacientëve e deri te asistenca për faturimin – ekipi ynë i trajnuar trajton çdo ndërveprim me kujdes, ndjeshmëri dhe plotësisht në përputhje me GDPR. Përmes telefoni, email dhe chat optimizojmë komunikimin me pacientin, thjeshtojmë proceset administrative dhe përmirësojmë cilësinë e kujdesit.
bottom of page